Nuk doli “duar bosh” nga mbrëmja gala e “Topit të Artë” as Lamine Yamal. Për herë të tretë radhazi ylli spanjoll fitoi trofeun e lojtarit të ri më të mirë nën 21-vjeç. Me trofeun e Kopa në duar, Lamine Yamal preferoi ta ndante këtë vlerësim me shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Cubarsi:
“Jam shumë krenar që ndodhem këtu. Do kisha dashur që këtë trofe ta kisha ndarë me Cubarsi, e meriton edhe ai. Për mua kjo është hera e tretë që fitojë këtë trofe. Dua të falënderoj Spanjën dhe Barcelonën”, u shpreh Lamine Yamal.
Me trofe u vlerësua edhe Luis de La Fuente, trajneri i përfaqësueses spanjolle, me “Furinë e Kuqe” që zhvilloi një Botëror fantastik.
Portieri më i mirë për këtë vit u vlerësua Unai Simon i Spanjës. Klubi më i mirë i vitit për meshkuj u shpall PSG, ndërsa për femra Barcelona.
“Topi i Artë” për femra qëndron sërish në Spanjë pasi fituese u shpall Alexia Putellas.
