Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre, bëhet e ditur në një njoftim të zyrës së presidentit të Finlandës.
Sipas deklaratës, biseda u iniciua nga Stubb dhe Støre, të cilët diskutuan me liderin rus për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, si dhe mundësitë për të garantuar paqen dhe stabilitetin në Evropë
Zyra e presidentit finlandez sqaroi se të dy liderët morën pjesë në këtë komunikim në përfaqësim të vendeve të tyre përkatëse dhe jo në emër të Evropës si tërësi.
Telefonata vjen pas raportimeve të agjencisë Bloomberg, e cila kishte bërë të ditur më herët se Putin pritej të zhvillonte një bisedë me Stubb dhe Støre për të diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën.
Ndërkohë, Kremlini kishte deklaruar më parë se nuk do të konfirmonte, por as nuk do të mohonte raportimet lidhur me zhvillimin e kësaj bisede telefonike.
