Profesoresha Lili Sula, duke folur nga protesta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit deklaroi se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen.

Sula u shpreh se regjimi po presionin studentët.

Shtoi se diktatura është drejt rënies, duke nënvizuar se rinia do të triumfojë.

Lili Sula: Rinia nuk tërhiqet, do ikë nga sheshet kur të rrëzohet kryeministri Rama.

Propozimet e deklaruara nga kryeministri janë një terror kryeministror, me një sërë rregullash, që janë absurde. Ka dhe sjellje normale njerëzore, që kategorizohen si vepra penale. Regjimet e tilla shkojnë deri në grahmat e fundit.

Masat represive dëshmojnë se regjimi po rrokulliset.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb