Harry Kane ka kurorëzuar vitin e jashtëzakonshëm 2025/26 duke fituar Topin e Artë, pas paraqitjeve me klubin dhe kombëtaren.

Sulmuesi anglez e mbylli sezonin me 73 gola, duke regjistruar një statistikë që e afron me arritjet më të mëdha të futbollit modern. Në këtë aspekt, krahasimi shkon te Lionel Messi, i cili realizoi 82 gola gjatë sezonit 2011/12 dhe gjithashtu fitoi Topin e Artë atë vit.

Me këtë sukses, Kane i bashkohet radhës së futbollistëve që kanë lënë gjurmë të veçanta në historinë e këtij çmimi individual.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb