Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë sërish në protestë, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit dhe duke kërkuar ndryshime. “Studentët kërkojnë revolucion” është thirrja që shoqëron protestën e tyre, përmes së cilës synojnë t’u bëjnë të qarta institucioneve kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre.
Prej më shumë se dy javësh, studentët kanë bojkotuar procesin mësimor dhe po vijojnë protestat, ku përveç problematikave në arsim, kërkojnë edhe dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Në krah të tyre janë pozicionuar edhe pedagogët, të cilët kanë shprehur solidaritet me lëvizjen studentore dhe kanë deklaruar se do t’i mbështesin deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Mes kërkesave kryesore të protestuesve është edhe largimi i kryeministrit Edi Rama.
