Kryeministri Edi Rama teksa mëngjeseve ofron dialog për studentët shqiptarë, që prej mbi 2 javësh i kërkojnë dorëheqjen, në drekë del në dalje publike dhe i sulmon. Ai i etiketoi protestuesit si turmë dhunuesish dhe përndjekësish online, ndërsa pranoi se jo të gjithë e duan.
Po ashtu ai tha se turma nuk mund të imponojë.
Rama: Kërkon të na imponohet duke thyer xhamat, por edhe çdo normë bashkëjetesë. Kur them të gjithë nuk kam parasysh veten dhe shumicën, por të gjithë ata që nuk janë pjesë e agresionit dhe përjetojnë përshtjellin nga këta përndjekës online. Mund të na imponohet një turmë që pasi ka ardhur vërdallë në rrugët e Tiranës për muaj, shpërthen në një futi dhunë me zjarr e gurë kundër qytetit, dyqaneve, policisë. Kush janë këta? Në emër të kujt duhan t’i imponojnë qytetin forcën e anti-ligjit dhe anti-njerzillëkut. Nuk dua t’i kthehem përbërjes së turmës, kategori sociale, duarve të huaja, krimit të organizuar dhe partive politike. Ky mish-mash ka një devizë përbashkuese: ne jemi populli dhe nuk durojmë dot sistemin e qeverinë. Jep dorëheqjen bindju popullit. Keqkuptim i madh shumë.
Mishmashi që ka marrë peng Tiranë, nuk ka autorizim të flasë në emër të popullit.
