Avokati Plarent Ndreca ka reaguar lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në paraburgimin e Fierit.
Ndreca akuzon Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve se nuk i ka vënë në dispozicion aktin e transferimit dhe arsyet që kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.
Avokati kërkon të njihet me dokumentacionin zyrtar që argumenton transferimin e Veliajt nga ambientet ku mbahej më parë në qelitë e paraburgimit të Fierit.
