Erdhe pse kanë kaluar rreth 30 minuta nga ndërprerja e fundit e seancës plenare, deputetët e opozitës nuk kanë pranuar që të lirojnë foltoren.
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ndërpreu seancën plenare duke u shprehur se ajo nuk do të rinisë deri në momentin që foltorja do të jetë e lirë, në mënyrë që të vijohet me rendin e ditës, ndërsa radhën për të mbajtur fjalën e kishte Agron Gjekmarkaj.
“Parlament i krimit! Çfarë po presim? Presim Belindën”, Belën?”, dëgjohet të thonë demokratët.
