Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të postës, ku një 65-vjeçar, me inicialet N.H., ka plagosur me mjet prerës një 60-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit mes dy personave.

I plagosuri ka marrë një dëmtim të lehtë në pjesën e qafës dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa vijojnë veprimet për arrestimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb