Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e mundshme të raketave të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën, me një vlerë prej 2,1 miliardë dollarësh.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”, e cila citon Departamentin Amerikan të Shtetit, sipas të cilit kjo marrëveshje do të financohet nga aleatët dhe partnerët e Ukrainës.

Shitja e propozuar synon të forcojë më tej kapacitetet mbrojtëse të Kievit, veçanërisht në përballimin e sulmeve ajrore dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit.

Sistemet Patriot konsiderohen ndër pajisjet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në arsenalin amerikan, pasi janë projektuar për të identifikuar dhe interceptuar raketa balistike, raketa lundrimi dhe objektiva të tjera ajrore.

Miratimi amerikan i hap rrugën procedurave të mëtejshme për realizimin e shitjes, ndërsa financimi nga aleatët dhe partnerët synon të lehtësojë barrën financiare për Ukrainën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb