Media italiane Corriere della Sera i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke raportuar për përplasjet mes studentëve dhe policisë pranë Ministrisë së Arsimit.

Sipas medias italiane, disa protestues kanë hedhur gurë dhe bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur autobotët me ujë. Gjatë përplasjeve, tre kazanë mbeturinash janë përfshirë nga flakët.

 

View this post on Instagram

 

Corriere della Sera thekson se, ndërsa një pjesë e demonstruesve u përfshi në përplasje me policinë, pjesa tjetër vijoi protestën me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb