Sociologu Ergys Mërtiri në një intervistë për News24 shprehu kritika tepër të ashpra për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Mërtiri tha se Rama ua ka shitur Shqipërinë mafiozëve, matrapazëve dhe trafikantëve. Shtoi se Rama ka zgjedhur fytyrën e diktatorit, të urrejtësit të fëmijëve, duke ua shkatërruar edhe të ardhmen.

Më tej, Mërtiri shprehet se zemërata popullore do ta shembë këtë pushtet tiranik e se nuk ka polici që e mban këtë zemërim të qytetarëve.

Ergys Mërtiri: Rama ua ka shitur Shqipërinë mafiozëve dhe trafikantëve. Edi Rama ka zgjedhur fytyrën e diktatorit, njeriut që urren fëmijët e të rinjtë, pasi ua ka shkatërruar të ardhmen.

Zemërata popullore nuk shuhet me policë. Edi Rama krijon lista, ku janë kundërshtarë politikë. Kushdo që del kundër tij, ai e publikon. Rama tenton të krijojë terror në popull dhe e bën me ligj. Në Perëndim nuk e bën dot kush këtë. E vetmja armë që i ka mbetur është terrori, sepse e sheh që nuk e do askush. Edi Rama nëse do kishte mundësinë, do bëhej njësoj si Enver Hoxha.

Ligjet e tij do rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese. Në ligj ishte që nëse vdes fëmija në protestë, përgjegjësi mban prindi. Rama ka dalë me fytyrën e vërtetë, duke thënë se me mua mos u kapni, se unë jam i rrezikshëm. Edi Rama ka frikë nga populli. Por zemërata popullore nuk duhet të ndalet, kundër kësaj qeverisje kriminale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb