Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk. Sulmuesi i kombëtares ishte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Tranzonspor ndaj Gaziantepit në kampionatin turk, duke dhuruar një asist dhe duke shënuar një gol.

Fillimisht, gjatë zhvillimit të një goditje këndi në fundin e pjesës së parë, Muçi dërgoi një top me kokë te Saviç, i cili u tregua i saktë.

Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, Muçi u shfaq sërish, këtë herë duke “rrëmbyer” skenën. 25-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur, me një goditje nga distanca, e cila ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri.

Një tjetër paraqitje pozitive për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, që po tregon një formë mjaft të mirë. Pas sfidës, përformanca e tij u vlerësua me notën e lartë 9.3. Në këtë sezon, Muçi numëron 3 gola dhe 6 asiste.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb