E besoni apo jo, por 14 vite kishte Arsenal që nuk triumfonte në “Anfield”, thyen më në fund këtë tabu duke dale me 3 pikë nga super sfida e javës së 9-të përballe Liverpool, një sukses i firmosur nga një gol i Kai Havertz në minutën e 16-të, i shërbyer në mënyrë të shkëlqyer nga Rice.

“Topçinjtë” ishin superior në fraksionin e parë, duke flirtuar sërish në të njëjtën formë edhe me golin e dytë, ndërsa të kuqtë iu përgjigjën në minutën e 39-të ku Wirtz me një goditje dënimi thuajse perfekte përplasi topin në traversë duke bërë që tifozët të vendosnin duart në kokë. Në fraksionin e dytë, Mac Allister u shërbyer pastër në qendër, por nga një penallti në lëvizje goditja e tij me kokë shkoi mbi traversë.

Arsenal nuk u mjaftuan vetëm me menaxhimin e lojës, por kërcënua sërish portën e Alison me disa zbritje të shpejta në sulm, por braziliani bëri pjesën e tij. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Liverpool për të shmangur këtë humbje, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me ekipin e Artetas që doli me 3 pikë nga “Anfield” duke u rikthyer në krye të Premier League në kuotën e 24 pikëve, 3 më shumë se Man.City, me “qytetarët” që përballë Brighton pësuan humbjen e dytë radhazi në Angli:

“Jam jashtëzakonisht krenar për këtë fitore. Kishin kaluar 14 vite që nuk feston këtu, është një periudhë shumë e gjatë. Jam i lumtur që bëmë krenar ata persona që janë të lidhur me këtë klub, jo vetëm për faktin që fituam, por edhe për mënyrën se si e arritëm”, u shpreh Arteta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb