Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyre për t’iu bashkuar lëvizjes dhe për të bojkotuar procesin mësimor.

Këtij tubimi i janë bashkuar edhe studentët e Mjekësisë, të cilët kanë lënë auditorët dhe kanë dalë për t’u bashkuar me protestuesit.

Pamjet tregojnë momentin kur studentët braktisin mësimin dhe i bashkohen kolegëve të tyre, në shenjë mbështetjeje për protestën që po vijon në universitete.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb