Dinamo gabon sërish, teksa blutë e kryeqytetit nuk shkojnë më shumë se barazimi 2-2 ndaj Vorës. Ndeshja nisi më mire për ekipin vendas, që kaloi në avantazh me anë të Gjylës pas një kundërsulmi të shpejtë. Megjithatë avantazhi për Vorën zgjati vetëm 7 minuta, teksa Malomo me një goditje potente gjen barazimin.

Në pjesën e dytë ishin kryeqytetasit që ushtruan më shumë presion dhe gjetën golin e avantazhit me Farrukun, që me kokë përfitoi nga dalja e gabuar e portierit vendas e dërgoi topin në rrjetë. Kur u mendua se çdo gjë do të shkonte në favor të bluve, do të ishte i riu Daka që në kohën shtesë do të barazonte për Vorën 2-2.

Me këtë barazim Vora ngjitet në 6 vendet e para me 12 pikë, ndërsa një tjetër mundësi e humbur për Dinamon për tu afruar me kreun, duke mbetet në vendin e 3 me 17 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb