Avokati Redi Ramaj në një intervistë për News24 kritikoi edhe Partinë Demokratike.

Ramaj u shpreh se duhet pranuar se në PD janë shumë figura, që tashmë e kanë kryer misionin e tyre.

Ai thekson se Berisha duhet të kuptojë se kush është lideri i vërtetë, që e mund Ramën në zgjedhje. Bëri thirrje për bashkim të partive opozitare dhe nxjerrjen e një kandidati të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Redi Ramaj: Protesta ka rezervë të madhe dhe ndaj një pjese të konsiderueshme të drejtuesve të opozitës.

Janë figura që ndër vite e kanë kryer misionin e tyre. Por kam parë dhe shumë deputetë të PD-së që janë pranuar në protestë, kurse ata të mazhorancës nuk janë pranuar. Por disa deputetë nuk janë pranuar nga protesta. Berisha duhet të kuptojë se kush është lideri i vërtetë që mund të fitojë përballë Ramës. PD duhet të bjerë në konsensus për një kandidat konsensual.

Gjitha partitë opozitare duhet të nxjerrin një kandidat, që fillimisht e fiton Tiranën dhë më pas fitorja dhe në rang kombëtar vjen me hapa të mëtejshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb