Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 22-të, ndërsa të rinjtë vijojnë mobilizimin në ambientet universitare, me thirrje për bojkotimin e procesit mësimor dhe zgjerimin e lëvizjes.

Mëngjesin e sotëm, studentët janë mbledhur pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ku u kanë bërë apel kolegëve të tyre që të lënë auditorët dhe t’i bashkohen protestës.

“Bojkotoni mësimin!”, “Bashkohuni me ne!”, janë thirrjet që të rinjtë kanë drejtuar për studentët e tjerë.

Studentët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, duke refuzuar deri më tani ftesat e përsëritura për dialog. Ata kanë bërë të qartë se nuk pranojnë negociata pa plotësimin e kërkesave të tyre politike.

Edhe këtë mëngjes, Rama ka përsëritur ftesën për dialog, duke vendosur sërish fletushka me mbishkrimin “Dialog” mbi tryezën e gurit të vendosur përpara Kryeministrisë. Por studentët vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb