Momente tensioni janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure gjatë protestës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku policia ka shoqëruar dy protestues, Edison Likën dhe Dritan Goxhajn.
Ata nuk kanë pranuar pasi pretendojnë se policia është njoftuar për proptestën.
Sipas informacioneve paraprake, shoqërimi i tyre ka ardhur pas një përplasjeje me efektivët e policisë, pasi dy protestuesit kanë refuzuar të marrin fletën e gjobës së vendosur ndaj tyre.
Qytetarët dalin para furgonit të policisë, duke tnetuar të pengojnë marrjen e dy protestuesve.
Gjatë ditës së sotme, studentët zhvilluan një marshim që nisi nga Universiteti Politeknik, vijoi drejt Fakultetit Ekonomik dhe Ministrisë së Arsimit, ku protestuan për disa orë, përpara se të zhvendoseshin drejt Kryeministrisë.
Protesta vijon në kryeqytet, ndërsa shoqërimi i dy protestuesve shënon një tjetër moment tensioni mes pjesëmarrësve në tubim dhe forcave të policisë.
