Gjeorgjia rrezikon të humbasë regjimin e udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian, për shkak të zhvillimeve politike në vend dhe shqetësimeve të Brukselit për respektimin e parimeve demokratike.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka kritikuar autoritetet gjeorgjiane, duke i akuzuar për largim nga standardet demokratike dhe paralajmëruar mundësinë e masave të tjera kufizuese.
Në janar, ministrat e vendeve anëtare të BE-së pritet të diskutojnë hapat e mëtejshëm ndaj Tbilisit, përfshirë mundësinë e kufizimit të regjimit pa viza.
Megjithatë, deri më tani, përpjekjet për të vendosur sanksione ndaj drejtuesve të Gjeorgjisë janë penguar nga mungesa e një marrëveshjeje mes shteteve anëtare. Kjo e bën të paqartë nëse Brukseli do të arrijë të miratojë masa të reja ndaj autoriteteve gjeorgjiane.
