Një incident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Manausit në Brazil, ku një automjet tip Jeep Renegade është përplasur papritur me vitrinën e një dyqani, duke përfunduar brenda tij. E gjithë ngjarja është filmuar drejtpërdrejt gjatë një transmetimi në Instagram.
Në momentin e aksidentit, pronarja e dyqanit Guta Store dhe një prej punonjësve po prezantonin veshjet dhe promovonin ofertat e Black Friday përmes transmetimit LIVE, kur makina u përplas me xhamat e vitrinës dhe hyri në ambientet e biznesit.
Si pasojë e incidentit, një punonjëse pësoi gërvishtje në shpatull dhe mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.
Shoferi i automjetit i tha policisë se e kishte zënë gjumi në timon, duke humbur kontrollin e makinës. Pamjet e transmetimit kanë regjistruar momentin e përplasjes, ndërsa gjithçka ndodhi në sy të personave që po ndiqnin LIVE-in e dyqanit.
🙀 Just popping in to shop? Woman crashes her car straight into a clothing store in Brazil
In the city of Manaus, the owner of Guta Store and her employee were showing clothes and promoting Black Friday deals during an Instagram livestream when a Jeep Renegade suddenly smashed through the storefront and drove right inside.
The entire crash was caught live on the store’s Instagram broadcast.
One employee suffered scrapes on her shoulder and received medical attention at the scene.
The driver told police she had fallen asleep at the wheel.
— NEXTA (@nexta_tv) November 6, 2026
