Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka kritikuar autoritetet e Kievit për mungesën e përgatitjeve të nevojshme për sezonin e dimrit, ndërsa situata me furnizimin me energji elektrike dhe ujë në kryeqytet mbetet më e rënduara në vend.
Sipas Zelenskyyt, problemet nuk lidhen vetëm me sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike, por edhe me dështimin e autoriteteve të qytetit për të zbatuar masat e nevojshme përpara nisjes së sezonit të ngrohjes.
“Njerëzit dhe bizneset po përballen me ndërprerje të zgjatura të furnizimit me energji elektrike dhe ujë. Problemet janë shumë serioze”, theksoi presidenti ukrainas.
