Rusia ka ndërmarrë një sulm me raketa balistike ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shpërthime të shumta janë dëgjuar në qytet, ndërsa autoritetet ukrainase kishin paralajmëruar më herët për afrimin e raketave ruse drejt rajonit.

Sipas raportimit të Kyiv Independent, shpërthimet e para u dëgjuan rreth orës 01:00 me orën lokale (mesnatë me orën italiane). Forcat Ajrore ukrainase kishin paralajmëruar pak minuta më herët për afrimin e raketave balistike ruse drejt rajonit të Kievit.

Më pas, shpërthime të tjera u regjistruan në disa zona të kryeqytetit, veçanërisht në pjesën veriperëndimore.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb