Forca të shtuara janë vendosur në protestën te Kryeministria. Qytetarë, studentë protestojnë për 168 ditë me radhë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta vijon prej disa orësh. Më herët të rinjtë kanë përshkuar disa akse të Tiranës, duke shoqëruar marshimin me thirrje kundër kryeministrit dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Tashmë protesta është përqendruar sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb