Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka deklaruar se Rusia duhet të tregojë gatishmëri konkrete për të respektuar marrëveshjet, duke theksuar se prioriteti aktual duhet të jetë arritja e një armëpushimi në Ukrainë.

Në mbërritjen e saj në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, Kallas u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë shenjë që Moska është e gatshme të ndalë luftimet.

Përkundrazi, sipas saj, Rusia po intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase, duke goditur linjat hekurudhore, urat dhe termocentralet.

Kallas theksoi se këto sulme synojnë të shkaktojnë vuajtje maksimale te popullsia civile dhe të detyrojnë Ukrainën të dorëzohet përpara mbërritjes së dimrit të ashpër.

“Neve na duhet një armëpushim, i cili të lejojë diskutime për çdo çështje tjetër”, deklaroi Kallas, duke nënvizuar se Rusia duhet të dëshmojë me veprime konkrete gatishmërinë për paqe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: