Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, duke e akuzuar këtë të fundit për keqpërdorim të fondeve publike.

Në një postim, Balliu u ndal te argumenti i Ramës për mosuljen e TVSH-së, duke pretenduar se kryeministri kishte deklaruar se nuk mund të hiqte 150 milionë euro nga buxheti i shtetit, pasi ato para i nevojiteshin financave publike.

Demokrati e krahasoi këtë qëndrim me çështjen e inceneratorëve, duke përmendur shumën prej 490 milionë eurosh, si dhe duke akuzuar Ramën dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku për përvetësim të fondeve publike.

“E vërteta është se Rama ndjen keqardhje për paratë që dalin nga buxheti, nëse ato nuk shkojnë në xhepin e tij”, shkruan Balliu.

Në fund të reagimit, deputeti i PD-së bëri thirrje për bashkim kundër qeverisë Rama, duke e cilësuar largimin e saj si të nevojshëm për një ndryshim politik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb