Edi Rama ka reaguar pas publikimit të fotove nga protestat në Tiranë nga gazetari irlandez, Chay Bowes, duke e cilësuar këtë të fundit si “klloun të propagandës ruse”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama pretendon se gazetari është sanksionuar nga Bashkimi Europian për propagandë në favor të Rusisë dhe sipas tij sulmet ndaj vendit vijnë për shkak të përparimit drejt anëtarësimit në BE.
“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
