Mauricio Pochettino ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re në krye të Manchester United. Pas përfundimit të angazhimit me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara, trajneri argjentinas ka mbërritur në Angli, ku ka zhvilluar ditën e tij të parë në qendrën stërvitore të klubit, në Carrington.

“Është gabim të përqendrohesh vetëm te situate aktuale. Duhet të shohim potencialin e këtij klubi, Krijimi i kulturës është gjëja më e rëndësishme. Duhet të ndërtojmë zakone dhe parime; pikërisht këtë synojmë të krijojmë”, u shpreh argjentinasi.

Pochetino u ndal edhe te skuadra aktuale e “Djajëve të kuq”: “Skuadra më e mirë që mund të kemi është ajo e përbërë nga lojtarët që kemi aktualisht, ndaj duhet t’i duam ata. Duhet t’i mbështesim lojtarët. Duhet t’u ofrojmë atyre të gjitha mjetet e nevojshme për të shfaqur potencialin e tyre. Tani është çështje përgjegjësie të fillojmë punën dhe t’u krijojmë kushtet që ata të mund ta shfaqin gjithë talentin e tyre në fushën e lojës.”, theksoi ndër të tjera ai.

Por koha për t’u ambientuar është e shkurtër, pasi argjentinasi e pret menjëherë një provë e vështirë. Debutimi i tij do të jetë në transfertën ndaj Liverpoolit në “Anfield”, një përballje delikate për një United që ndodhet në vendin e parafundit të klasifikimit, me vetëm tetë pikë.

Pochettino rikthehet kështu në Premier League, pas eksperiencave me Southampton, Tottenham dhe Chelsea, me misionin për të rikthyer Manchester United në rrugën e rezultateve pozitive.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: