Juventus-Edon Zhegrova mund të shkojnë drejt divorcit të parakohshëm. Mediat francize flasin për një shkëmbim të mundshëm surprizë mund të realizohet në merkaton e janarit mes Juventusit dhe Monacos. Në qendër të negociatave janë sulmuesi amerikan Folarin Balogun dhe Edon Zhegrova, me këtë të fundit që mund të transferohet në kampionatin francez.
Trajneri Luciano Spalletti kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe e vlerëson profilin e Balogun, i cili nuk ka arritur të bindë plotësisht te Monaco. Nga ana tjetër, Zhegrova kërkon më shumë hapësira aktivizimi në Torino dhe një kalim te skuadra franceze mund t’i ofrojë mundësinë për të rifituar rolin e protagonistit.
Sipas mediave franceze, bisedimet mes klubeve kanë nisur, ndërsa Juventusi preferon fillimisht huazimin e Balogun, me qëllim vlerësimin e tij përpara një blerjeje të mundshme. Një marrëveshje e tillë mbetet ende në fazën e diskutimeve, por merkatoja e janarit mund të sjellë një shkëmbim interesant mes dy klubeve.
