Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll të befasishëm në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak minuta pasi ky i fundit publikoi një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Fierit, Belinda Balluku.

Sipas informacioneve, gjatë kontrollit në qelinë e Veliajt nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm.

Pas këtij veprimi, kryebashkiaku ka reaguar me një mesazh, duke deklaruar: “Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb