Në përfundim të Asamblesë së PS-së, teksa socialistët dilnin nga godina e Akademisë së Arteve u pritën me thirrje të forta nga qytetarët, të cilët nuk i kursen në akuza.
“Hajdutët e Ramës!”, “Rama në burg”, “Arrestoni Ramën!”.
Ishin disa prej thirrjeve të qytetarëve, të cilët protestuan jashtë godinës së Akademisë së Arteve. Ndërkohë, në një moment qytetarët lëshojnë thirrje dhe ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila del e shoqëruar nga godina.
