Protesta e sotme e së shtunës kundër qeverisë ka shënuar momente tensioni dhe përplasjeje mes protestuesve e policisë.
Gjithashtu, ka pasur edhe momente pikante. Në këto foto, tregohet një moment i tillë.
Në murin përpara Kryeministrisë është shkruar një mbishkrim mjaft interesant “Dorëheqje më 28 nëntor”.
Protestuesit paralajmërojnë protestë të fuqishme më 28 nëntor, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Shqiptarët në Shqipëri, si dhe diaspora kanë paralajmëruar një protestë të madhe në 28 nëntor.
