Trajneri i Teutës, Edlir Tetova komentoi fitoren 1-0 ndaj Laçit.
“Besoj, kjo është më e rëndësishme? Sigurisht që të gjithë ishin koshient, sidomos çunat. E kishim parashikuar Laçin më të ngjeshur në pjesën e parë dhe do kishim vështirësi. Momentet ishin për të shënuar gol, por pa shënjestruar siç duhet. Kemi ndryshuar brenda pjesës së parë. Duke parë hapësirat, nuk është se e bëmë shumë mirë ndërsa në të dytën, erdhi goli.
Çfarë nuk të pëlqeu, ishit nervozë? Mendoj që ishte çështje taktike. Mendoj që kemi lënë hapësira mes linjave dhe Laçi dilte në kundërsulm. Ndryshova skemën që të ishim në lojë me Malën dhe Arifin nga krahu tjetër. Ia arritëm besoj. Kemi qenë aty prezent me Pedron. Mendoj që pastaj,te pjesa e cilësisë, ishte forma e presingut e treshes lartë, ishim vonë dhe nuk kishim koordinimin e duhur.
Përzgjedhja me Umejiegon dhe Pedron, nuk patën shumë krosime? Nuk është një lojë që e praktikoj. Ishin zgjedhjet sepse këto mundësi kisha. Kisha 4 mungesa që shpresoj ti rikuperoj. Isha i detyruar dhe jam i justifikuar deri diku”, tha Tetova.
