Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në administratën e bashkisë, ku kanë nisur lëvizjet në drejtuesit e institucioneve në varësi të saj.

Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj ka firmosur largimin nga detyra të disa zyrtarëve, të cilët konsiderohen si figura të afërta me kryeministrin Edi Rama. Këto vendime vijnë në një kohë kur raportet mes dy drejtuesve socialistë janë përkeqësuar ndjeshëm.

Mes emrave të shkarkuar është Rigers Sheqeri, i cili mbante postin e kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Nga Veliaj është shkarkuar edhe Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Përplasja mes Ramës dhe Veliajt është thelluar edhe më tej pas akuzave të kryebashkiakut se gjatë qëndrimit në paraburgim është kërcënuar në emër të kryeministrit, përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Ky i fundit ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me Veliajn, por ka mohuar t’i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese.

Përplasjet të forta ka pasur edhe brenda Partisë Socialiste. Kryeministri Rama ka konfirmuar përjashtimin e Plarent Ndrecës nga strukturat e partisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: