Bayern Munich thyen heshtjen dhe reagon zyrtarisht për herë të parë në lidhje me gjendje e Jamal Musiala. Klubi gjerman konfirmoi se prioritet për momentin është gjendja shëndetësore e lojtarit dhe jo kontrata. Bayern zbuloi gjithashtu se gjendja e Musiala-s nuk ishte një surprizë:

“Të martën, FC Bayern Munich zhvilloi një takim konstruktiv me agjencinë që përfaqëson Jamal Musiala. Shëndeti i lojtarit është prioriteti kryesor për të dyja palët. Jamal Musiala do të marrë mbështetje të plotë gjatë gjithë shërimit të tij. Jamal Musiala u ekzaminua për herë të parë për simptomat e shkëputej së vetëdijes më 22 prill 2025. Ky ekzaminim u zhvillua në konsultim me FC Bayern dhe departamentin e tij mjekësor, menjëherë pasi u shfaqën për herë të parë simptomat neurologjike. FC Bayern dhe menaxhmenti i Jamal Musiala kanë rënë dakord të vazhdojnë diskutimet e tyre në një frymë partneriteti dhe konfidencialiteti”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Bayern Munich.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb