Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar një moment të sikletshëm gjatë një telefonate me ushtarët amerikanë që shërbejnë jashtë vendit, me rastin e Ditës së Falënderimeve. Në bisedën ku ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, presidenti i bëri një pyetje të pazakontë një piloti të Forcave Ajrore.
Fillimisht, Trump u përpoq të përfshinte Zonjën e Parë në bisedë, duke e ftuar atë të merrte pyetje nga ushtarakët. “Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse ndonjë nga dhjetë personat përreth jush ka një pyetje, kemi Zonjën tonë të Parë të mrekullueshme këtu, e cila po bën një punë të shkëlqyer”, u shpreh ai. Megjithatë, pas disa sekondash heshtjeje, personi përgjegjës për koordinimin e telefonatës ndërhyri: “Zoti President, nuk mendoj se kemi ndonjë pyetje për momentin”.
Momenti më interesant erdhi kur Trump iu drejtua një piloti amerikan që shërben në Arabinë Saudite. Presidenti e pyeti nëse do të hiqte dorë nga karriera ushtarake dhe pasioni për avionët për të jetuar në një apartament luksoz në Nju Jork, me Melanian në krah. “A do ta ndërronit këtë jetë për të fluturuar me ata avionë të bukur që i doni kaq shumë?”, e pyeti Trump, duke shtuar me humor: “Është një pyetje e vështirë, kini kujdes se çfarë përgjigjeni!”. Piloti nuk u tundua nga propozimi hipotetik i presidentit. Ai shpjegoi se pasioni për avionët e shoqëronte që nga fëmijëria dhe se nuk do ta ndërronte ëndrrën e tij për luksin e përshkruar nga Trump.
Gjatë së njëjtës telefonatë, presidenti amerikan foli edhe për marrëdhëniet me demokratët, duke shprehur shpresën për një bashkëpunim dypartiak në çështje si kujdesi shëndetësor. Megjithatë, ai paralajmëroi se do të përdorte të drejtën e vetos nëse nuk do të arrihej një marrëveshje për legjislacionin që, sipas tij, duhet të jetë i dobishëm për të gjithë amerikanët. “Ne thjesht do të përdorim veton, veton, veton, derisa të kemi një legjislacion që është i shkëlqyer për të gjithë”, deklaroi Trump.
Trump asks a member of the Air Force if he’d like to live in a penthouse apartment in New York with Melania or be deployed in Saudi Arabia like he currently is https://t.co/IXT6EMV7Kf
— Aaron Rupar (@atrupar) November 26, 2026
