TIRANE- Deputeti socialist, Taulant Balla akuzon sot Partinë Demokratike se ka vendosur si kryevezhgues të zgjedhjeve në Dibër, ish-kryetarin e komunës së Lazaratit, Dasho Aliko.

Balla shkruan në ‘Facebook’ se kjo është një fyerje që Basha iu bën dibraneve duke vendosur njerëz pa eksperience ne administrimin e proceseve zgjedhore.

“Dasho Aliko nuk ka eksperience ne procese zgjedhore, sepse ne Lazarat nuk beheshin kurrë zgjedhje. Sepse mbjellja e kanabisit, mbulohej me votat panumerim ne favor te Saliut. Lulzim Basha po i fyen dibranet çdo dite. Dibranet e respektojnë jabanxhiun, por nuk e bëjnë te pare shpie. Ka plote demokrate te ndershëm dibrane qe për 25 vite kane vezhguar e administruar zgjedhjet ne Maqellare e kudo,” shkruan Balla në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb