Nga: SPARTAK KOKA*
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një prej gjimnazeve më me zë në kryeqytet. 8 nxënës të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, janë dërguar në Repartin Toksikologjik në QSUT “Nëne Tereza. 8 adoleshentët e moshës 15-16 vjeç të vitit të tretë kanë konsumuar medikamentin të llojit “TITUS”. Ky medikament qetësues nervor iu ka shkaktuar nxënësve përgjumje dhe frenim të sistemit nervor.
Burime nga Spitali bëjnë me dije se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa nga policia e Tiranës bëhet me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasen G. L, e moshës 16 vjeç, nxënëse në shkollën e mesme, e cila ka konsumuar vetë si dhe ju ka shpërndarë për të pirë ilaçin dhe 7 bashkëmoshatërve të saj. Adoleshentët janë intervistuar në prani të prindërve dhe psikologes së shkollës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në shkollën “Qemal Stafa”.
1. G. L, e moshës 16 vjeç e proceduar penalisht në gjendje të lirë.
2. V. Dh, e moshes 15 vjece,
3. E. D, e moshës 16 vjece,
4. D. B, i moshës 16 vjec,
5. S. L, i moshës 15 vjec,
6. R. R, i moshës 15 vjec,
7. P, i moshës 16 vjec,
8. E. N, i moshës 15 vjec,
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
