Zyra Vendore e Arsimit në Tiranë ka publikuar renditjen e 35 shkollave të mesme publike në kryeqytet.

Renditja, është paracaktuar sipas performancës së shkollës në vitin akademik 2021.

Në krye të listës së shkollave të mesme publike është gjimnazi “Qemal Stafa”.

RENDITJA

Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 9 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të 3 provimeve të maturës “Gjuha Shqipe”, “Matematika” dhe “Gjuha e huaj”. Gjithashtu tregues tjetër, numri i fituesve në Olimpiadën Kombëtare 2020-2021 në rang kombëtar, frekuenca e orëve të mësimit, diferenca ndërmjet vlerësimit me vlerësimin e përfundimit të klasës përkatëse, përqindja e nxënësve të larguar përkundrejt nxënësve të regjistruar në fillimin e vitit shkollor, rezultatet e kualifikimit të mësuesve në 5 vitet e fundit.

Nga 9 treguesit, të cilët maten për performancën e institucioneve arsimore rezulton se gjimnazi me treguesit më të mirë është “Qemal Stafa”
Ndërsa më poshtë janë gjimnazet: 2-“Sami Frashëri””, 3- “P.N.Luarasi”, 4- “Ismail Qemali”, 5-“Sinan Tafaj”. (Renditja e tyre është bërë sipas renditjes së ZVA Tiranë).

Në vendin e 6 është “Besnik Sykja” dhe i renditur në vendin e 7 është gjimnazi “Jordan Misja”.
Renditja e mësipërme është renditja përfundimtare ku janë mbledhur të 9-të shumat e treguesve.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb