ROS (Ray Of Self), një kompani e krijuar nga gjimnazistët e gjimnazit “Qemal Stafa” në kuadër të zhvillimit të modulit të Junior Achievement of Albania bashkoi në universitetin “Luarasi” gjimnazistë, studentë, mësues e pedagogë.

ROS, lind si një platformë virtuale dhe kompani shërbimi që ofron trajnime profesionale të cilat vijnë në ndihmë të procesit të zhvillimit personal të çdo njeriu.
Stafi akademik i Universitetit “Luarasi” ku bëjnë pjesë edhe Alumni të gjimnazit “Qemal Stafa” përqafuan menjëherë risinë e sjellë nga nxënësit e kësaj shoqërie shërbimi, duke ofruar trajnime profesionale me lektorë vendas, të huaj, staf akademik, personalitete në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Kompanisë ROS në fushën e Drejtësisë, Ekonomisë, Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit si dhe atë të Shkencave Mjekësore.

Universiteti “Luarasi” në kuadër të realizimit të shtyllës të tretë të misionit të tij, angazhimit social përmes dijes, ka objektiv krijimin e urave të bashkëpunimit për të ofruar shërbime konkrete për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Rektori i Universitetit “Luarasi” Prof. Ethem Ruka, në fjalën e tij uroi gjimnazistët për iniciativën dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të mbështetur maksimalisht aktivitete të tilla teksa i ftoi të bëjnë zgjedhje të zgjuara për të ardhmen e tyre.

Duke qenë se fokusi janë të rinjtë dhe Tirana mban sivjet emrin “Kryeqyteti Europian i Rinisë” aktiviteti u përshëndet edhe nga Drejtoresha e Rinisë dhe Aktiviteteve në Bashkinë Tiranë, Iva Beharaj dhe Kreshnik Loka, përfaqësues i organizatës RYCO (Regional Youth Cooperation Office) si dhe Drejtoresha e Shkollës Qemal Stafa, Klotilda Jaupi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb