TIRANE-Mbipopullimi ka shkaktuar një situatë kritike në burgun 313, ku dhe ka nisur transferimi i të dënuarve.

Të dënuarit telefonuan në News24 për problematikën në burgun 313. Sipas tyre, 12 persona në një qeli të paraburgimit është e patolerueshme.
“E kuptoni në cfarë situate ndodhemi? 12 persona në një qeli. As frymë nuk mund të marrim’, shprehen ata me telefon ne redaksine e ketij tv.
Pas interesimit të News24, drejtoria e Burgjeve u shpreh se do po nis transferimin e të paraburgosurve nga burgu 313. Mësohet se transferimi nis sot dhe do të vijojë dhe ditën e nesërme. Në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ndodhen të izoluar afërsisht 400 persona.

Mbipopullimi është kthyer në problem edhe për burgjet e tjera. Raportet e disa organizatave të të drejtave të njeriut flasin për të paktën 1500 të burgosur më shumë sesa kapacitetet në burgjet shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: