TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur sot për situatën e krijuar nga përmbytjet kryesisht në Fier e Vlorë, zonat më të prekura.
Duke e cilësuar situatën të vështirë, Vasili tha se problem mbetet trajtimi shëndetësor i popullatës.
“Duhet një plan konkret. Ministria e Shëndetësisë duhet ndjekë jo vetëm zonat e përmbytura, por edhe veriun. Qendrat shëndetësore duhet të pajisen me barna.
(ma.ar/BalkanWeb)