BRUKSEL- Komisioneri i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn ka shprehur sot gadishmërinë e Brukselit për të ndihmuar Shqipërinë dhe Maqedoninë pas përmbytjeve të fundit.
“Si gjithmonë, mbështetja evropiane është e mundur kur fatkeqësitë ndodhin. Kjo është absolutisht e rëndësishme pasi duhen ndërmarrë veprime mbi llogaritjen e dëmeve dhe mbulimin e shpenzimeve të demit. Ne jemi të vetëdijshëm për pasojat nga kjo fatkeqësi natyrore” , tha Hahn .
Mësohet se, Komisioneri i BE-së pritet të vizitojë Maqedoninë më 15-16 shkurt.
(ma.ar/BalkanWeb)