Azdren Llullaku vazhdon të jetë lojtari më në formë në kampionatin rumun të futbollit dhe e gjen rrugën e rrjetës me një rregullsi të admirueshme.
Sulmuesi ka shënuar dy të tjerë sot, duke ndihmuar Gaz Metanin të merrte një fitore 3-1 ndaj Targu Muresh në javën e 14-të.
28-vjeçari realizoi dy golat e parë të ndeshjes, në minutat 7’ dhe 31’, duke e çuar në 12 bilancin e tij në vetëm14 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Ndërkohë, me këtë fitore, e katërta në gjashtë ndeshjet e fundit (2 barazime), Gaz Metani ngjitet në vendin e tretë me 23 pikë, pesë më pak se Steaua e Bukureshtit që udhëheq. /panoramasport/
(BalkanWeb)