TIRANE- Banorët e fshatit Lug në Tiranë kanë mbetur të bllokuar, pasi ura provizore ku ata kalonin është dëmtuar. Ndërkohë, ky nuk është i vetmi problem që shqetëson këta banorë pasi shumë familje kanë ngelur pa energji elektrike, pasi janë përmbytur kabinat elektrike.
Në një prononcim për gazetarin Erjon Skëndaj të ‘News24’, drejtori Rajonal i OSHEE, Klevis Jahaj theksoi se aktualisht po punohet në terren që të zgjidhet problemi i energjisë elektrike.
“Si e patë edhe dëmin e urës ka sjell edhe dëmtimin e fidrës dhe ka lënë pa energji Kamzën, është zonë e vështirë dhe terreni është i vështirë. Po bëjmë maksimumin që t’i japim këtyre zonave energjnë elektrike. Janë 50 kabina që furnizohen me këtë fidër. Situata nuk është e lehtë, pasi kushtet atmosferike janë të vështira. Kryesisht probleme kemi pasur në zonat periferike.”, tha Jahaj.
(ed.me/BalkanWeb)