LONDËR- Modelja britanike Cara Delevingne pritet të ketë rolin kryesor në filmin i cili do të realizohet nga Elizabeth Jagger, i titulluar “Prime Lover”.
Producentja Jagger ka lavdëruar Delevingne si aktore dhe ka thënë se roli i ri do të jetë shumë i lehtë për të. “Ajo është një aktore e mrekullueshme dhe është e përkryer për këtë rol që është si një lojë për të. Filmi është sikur të jetë shkruar për të”, ka thënë Jagger.
(m.k/BalkanWeb)