TIRANE– Pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku një 40-vjeçar vari dy fëmijët e mitur e më pas veten, një tjetër rast tronditës është regjistruar në kryeqytet. Një 50-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me shall brenda në bodrumin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Qelqit” në Tiranë. 50-vjeçarja Q.Xhaferaj u gjet e vetëvarur në bodrumin e banesës ku jetonte, nga familjarët e saj.

Mësohet se gruaja vuante prej kohësh nga depresioni, çka dyshohet se e ka çuar atë drejt këtij veprimi të rëndë.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: