Një hajdut është akuzuar për vrasjen e një 24-vjeçareje pasi e shtyu atë tek shinat e metrosë gjatë një tentative vjedhjeje në një stacion në Indi. Sapna Shukla humbi ekuilibrin dhe ra poshtë shinave të metrosë në stacionin Kural pasi u sulmua nga një adoleshent që u përpoq t’i grabiste varësen e floririt në qafë.
Në videon e incidentit tregohet momenti i tmerrshëm kur Shukla bie nën rrotat e metrosë në sytë e dhjetëra këmbësorëve të tmerruar. Dëshmitarët thonë se e reja humbi ekuilibrin kur u kthyer për t’u përballur me hajdutin i cili e tërhoqi nga mbrapa.
19-vjeçari Rafi Malik, i cili sipas policisë tentoi ta grabiste 24-vjeçaren pasi nuk kishte para për t’u kthyer në shtëpinë e tij, u arrestua për vrasje dhe tentativë grabitje.
(e.f/ BalkanWeb)