Serxhio Martiniani dhe Ation Zhiti pësuan një aksident 20 dhjetorin e dy viteve më parë, i cili rezultoi fatal për djalin e Visar Zhitit. Ndërsa Serxhio arriti të dilte gjallë nga aksidenti, por mund të lëvizë vetëm me karrige me rrotat pasi i ka këmbët e paralizuara. I ftuar në emisionin “Rudina”, Serxhio rrëfeu tmerrin e aksidentit që dy të rinjtë përjetuan.

“U nisëm për në Durrës për të parë lindjen e diellit. As unë dhe as Artioni nuk kishim futur asnjë pikë alkool në gojë. Që nga momenti i përplasjes deri në çastin që u zgjova nga koma, nuk mbaj më mend asgjë,” rrefen Serxhio.

Ai gjithashtu tha se i duhej të operohej në një spital të specializuar në Gjermani, pasi në Spitalin Ushtarak do të ishte i vdekur tashmë.

“Babai mori leje që si i arrestuar të më dërgonin në Gjermani, ku mund të mjekohesha. Doktorët më thanë se minimumi 10 vjet do jem në karrige me rrota. Megjithatë nuk kam si të qahem, kur mora vesh se Ationi kishte vdekur,” tha Serxhio.

I riu foli edhe për procesin gjyqësor që është hapur ndaj tij pasi akuzohet se ka ecur me shpejtësi. Pori  vendosur Serxhio tha se do t’i shkojë kësaj pune deri në fund për të treguar se është i pafajshëm dhe se fajin e ka mungesa sinjalistikës.

“Gjyqi është cirk me kllouna, ne ikim si manekina kot, e dimë të gjithë që nuk të vlen ekspertiza e provat, por të gjitha që ndodhin në prapaskenë.Ne e dimë kush e ka fajin. Tabela 30 metra nga betoni nuk të vlen për asgjë, është aksident i paparalajmëruar. Çfarëdo shpejtësie të kem qenë unë, thjeshtë na doli përpara një gijotinë, ku kishin vënë bllokun e betonit, firma e ndërtimit. Sipas ligji nuk duhet të ketë bllok betoni, por plastike me rërë ose me ujë dhe sinjalistika duhet të na tregojnë që punohej, 680 metra përpara, është me ligj. Duhet të jetë e ndriçar. Sinjilastika ka qenë 30 metra. Nuk është asgjë. Di që shpejtësia nuk është. Ka qenë ora 5 e mëngjesit, nuk isha për të bërë spektakël” rrëfeu Serxhio.

Ai gjithashtu i bëri mesazh të gjithë të rinjve të ruhen dhe të marrin shembull nga ajo që i ndodhi.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb