TIRANE– Emri i saj gjatë javës së fundit është kthyer në ‘kryefjalën’ e portaleve. Modelja Alesia Bami, u bë pjesë e një lumi thashethemesh, që e përfshinin atë në pazare seksi.
Në një komunikim të shpërndarë sot për mediat, bukuroshja shqiptare sqaron se nuk është bërë dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e këtyre bisedave, sepse gjithçka ka sot e ka falë përpjekjeve të saj dhe të familjes, që si çdo tjetër është përpjekur që Alesias të mos i mungojë asgjë.
E fyer pa masë nga ky montazh, apo siç e quan ajo ‘sajim Instagram’-i, Bami thotë se u është drejtuar organeve kompetente dhe gjithçka e ka lënë në dorë të tyre. “Le të vendosë drejtësia për ta… Askush nga ata njerëz të vegjël nuk do të ma prishë buzëqeshjen me të cilën i them çdo ditë mirëmëngjes jetës”, – thotë Alesia. Së fundmi ajo u bë pjesë e një fushate me fustane nusërie dhe e gjithë kjo mund të jetë bërë edhe për xhelozi ndaj saj.
(BalkanWeb)
